Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive: Shtiu me armë në aheng familjar në Suharekë, ndalohet 48 orë i dyshuari

Përderisa jemi në sezonin e dasmave dhe në kohën e pushimeve verore, të shtënat me armë zjarri nuk po ndalen as në gazmendet e ndryshme familjare, duke u rrezikuar në këto ngjarje edhe jeta e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është shënuar mbrëmë në fshatin Bukoshë të Suharekës, ku nga një aheng familjar janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari për këtë incident është A.K, 46-vjeçar, i cili sipas burimeve zyrtare ka pranuar se kishte shtënë me armë në ajër gjatë festës.

Pas informimit nga Njësia Operative, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar patrulla të rregullta dhe sektori i hetimeve, ku është identifikuar vendndodhja e ahengut dhe i dyshuari.

Nga kontrolli është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, një karikator dhe një fishek, për të cilët dyshohet se janë përdorur gjatë incidentit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë për veprat penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtje në pronësi ose shfrytëzim i paautorizuar i armës.”

Hetimet për rastin janë në zhvillim e sipër nga Policia dhe Prokuroria.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara