Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive | Skandali zgjedhor në Suharekë: Këta janë 52 komisionerët që u intervistuan

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar dje në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Suharekë, ku pas hetimeve paraprake për manipulim të rezultateve zgjedhore janë intervistuar dhjetëra persona dhe janë ndaluar 19 kryesues komisionesh.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në koordinim me Prokurorinë Themelore, ka realizuar procedura intensive intervistimi lidhur me dyshimet për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, e cila dyshohet se ka ndodhur gjatë periudhës 29 dhjetor 2025 – 2 janar 2026 në QKN Suharekë.

Sipas të njëjtave burime, për intervistim kanë qenë të planifikuar gjithsej 79 persona. Intervistës në prezencë të avokatëve mbrojtës iu janë nënshtruar 72 të dyshuar, ndërsa 7 të tjerë nuk janë arritur të kontaktohen dhe pritet që prezenca e tyre të sigurohet në ditët në vijim.

Pas përfundimit të intervistimeve, me vendim të Prokurorit kompetent: 52 persona janë liruar në procedurë të rregullt, 19 të dyshuar, kryesisht kryesues të komisioneve për numërim, janë ndaluar për 48 orë.

Të dyshuarit janë:

Flamur Grulaj, rreth 31-vjeçar, Greta Fondaj, rreth 21-vjeçare, Ardinor Zenelaj, rreth 28-vjeçar, Lindita Daka, rreth 37-vjeçare, Jeton Bytyqi, rreth 38-vjeçar, Elsa Berisha, rreth 22-vjeçare, Ibrahim Selimi, rreth 34-vjeçar, Fjolla Kukaj, rrreth 27-vjeçare, Lis Elshani, rreth 22-vjeçar, Selvinaze Kallaba, rreth 28-vjeçare, Bardhyl Zyba, rreth 56-vjeçar, Agon Basha, rreth 28-vjeçar, Labinot Fandaj, rreth 34-vjeçar, Mehreme Hoxha, rreth 40-vjeçare, Erdiona Luzha, rreth 21-vjeçare, Skender Gashi, rreth 38-vjeçar, Yll Zyrapi, rreth 26-vjeçar, Vesa Rrakaqi, rreth 19-vjeçare, Naim Behluli, rreth 56-vjeçar, Gresa Kroni, rreth 23-vjeçare, Lirim Gashi, rreth 30-vjeçar, Jetmir Ganiu, rreth 39-vjeçar, Flora Gashi, rreth 26-vjeçare, Kledian Hamzaj, rreth 20-vjeçar, Ismail Bylykbashi, rreth 59-vjeçar, Bleonda Halili, rreth 26-vjeçare, Bleron Veliu, rreth 24-vjeçar, Genita Rexhepaj, rreth 23-vjeçare, Lorik Balaj, rreth 19-vjeçar, Bukurije Buzhala, rreth 39-vjeçar, Era Kermeni, rreth 20-vjeçare, Besim Durmishi, rreth 52-vjeçar, Adriana Bytyqi, rreth 20-vjeçare, Qëndresa Krasniqi, rreth 36-vjeçar, Hajredin Luzhnica, rreth 43-vjeçar, Arbëreshe Bytyqi, rreth 46-vjeçare, Tahir Manxhuka, rreth 72-vjeçar, Elona Krasniqi, rreth 25-vjeçare, Ardite Karaxha, rreth 30-vjeçare, Behije Kallaba, rreth 46-vjeçare, Bledon Binaku, rreth 25-vjeçar, Elsa Bajraktari, rreth 26-vjeçar, Rilind Lloshi,rreth 25-vjeçar, Selim Gashi, rreth 55-vjeçar, Shpresa Gegaj, rreth 34-vjeçare, Valdrin Halitjaha, rreth 36-vjeçar, Shqipron Bytyqi, rreth 35-vjeçar, Festim Ramadani, rreth 25-vjeçar, Donika Palushi, rreth 33-vjeçar, Fationa H. Kabashi, rreth 33-vjeçar, Floreneta Bytyqi, rreth 20-vjeçare, Rifat Bytyqi, rreth 26-vjeçar, Shpresim Kuqi, rreth 31-vjeçar, Agnesa Sallahu, rreth 24-vjeçar, Haxhi Kuqi, rreth 45-vjeçar, Granit Kuqi, rreth 36-vjeçar, Egzon Makica, rreth 31-vjeçar, Sami Kryeziu, rreth 43-vjeçar, Fatmir Gashi, rreth 48-vjeçar, Endrit Bytyqi, rreth 27-vjeçar, Jeton Demiri, rreth 37-vjeçar, Florim Vataj, rreth 53-vjeçar, Faton Shala, rreth 38-vjeçar, Liridon Jallxhiu, rreth 31-vjeçar, Ermisa Muqa, rreth 26-vjeçar, Agon Muqa, rreth 23-vjeçar, Elidon Bajrami, rreth 32-vjeçar.

Hetimi është zhvilluar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, e asistuar nga njësite tjera të Policisë, mbi bazën e provave materiale dhe personale të grumbulluara paraprakisht.

Rasti mbetet nën hetime, ndërsa burimet konfirmojnë se priten masa të tjera dhe zhvillime të reja në këtë aferë të rëndë zgjedhore.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara