Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive | Vetëgjyqësi, kanosje dhe armë pa leje në Suharekë: Dy të arrestuar nga Policia

Një incident i rëndë është regjistruar paraditen e 24 shtatorit në rrugën magjistrale Suharekë–Rahovec, në fshatin Samadrexhë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Dy persona dyshohet se i kanë prerë rrugën një kamioni të kompanisë “Egzoni” dhe nën kërcënimin e armës ia kanë marrë atë shoferit.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dyshuarit janë identifikuar si B. S., rreth 28-vjeçar dhe E.S., rreth 26-vjeçar, të cilët fillimisht kanë ndalur me një automjet “pikap” ngjyrë të kuqe kamionin që po e drejtonte punëtori i kompanisë.

Pas daljes nga vetura, ata e kanë kanosur shoferin duke i kërkuar të zbresë, me pretendimin se janë të armatosur. Njëri prej tyre madje ka vendosur dorën në bel për të dëshmuar se mban armë. Shoferi i frikësuar ka lëshuar kamionin, të cilin e kanë marrë dy të dyshuarit.

Pas raportimit të rastit dhe intervistimit të viktimës, pronarit të kompanisë S. E., rreth 60-vjeçar, Policia ka arritur të identifikojë dy të dyshuarit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, B.S është shoqëruar menjëherë në stacionin policor dhe është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, më 25 shtator, rreth orës 15:40, është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarve, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë model “Blow” me një karikator, që lidhen drejtpërdrejt me rastin. Pas intervistimit, edhe E. S është ndaluar për 48 orë, si bashkëkryes i veprës penale “Vetëgjyqësi”.

Me vendim të Prokurorit, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar si prova materiale. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara