Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive | Vetëplagoset me armë zyrtare polici 24-vjeçar në Suharekë 

Rastet e incidenteve me armë zjarri ku janë përfshirë zyrtarët policorë nuk janë fort të rralla. Kështu po dyshohet se ndodhi dje pasdite në fshatin Vraniq të Suharekës, ku një zyrtar policor është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri. Për këtë rast tashmë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Për këtë rast, Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh duke e paraqitur si lëndim aksidental, ndërsa fare nuk është përmendur fare që viktima është polic.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për zyrtarin policor E.Muqa, rreth 24-vjeçar, i cili është vetëplagosur në duar me armën e tij zyrtare.

Bazuar në informacionet që ka Sinjali, viktima është dërguar fillimisht në QKMF në Suharekë e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Pas tretmanit në spital, polici është liruar, ndërsa arma zyrtare e tij është sekuestruar nga njësitë përkatëse.

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë marrë në koordinim me IPK-në.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara