Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive: Vjedhje e rëndë në Malishevë – grabiten mbi 25 mijë euro dhe ar në një shtëpi private

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 27 qershorit 2025, në fshatin Marali të Malishevës, ku persona ende të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi private dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash dhe ar.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 22:50, hajnat kanë shfrytëzuar mungesën e familjarëve për të hyrë në shtëpinë e H.V., duke thyer një dritare në katin përdhes dhe më pas duke kaluar në katin e dytë, ku kanë arritur të marrin rreth 25 mijë euro para të gatshme si dhe një sasi ari, vlera e së cilës ende nuk është përcaktuar.

Nga të dhënat e para, në momentin kur është kryer vjedhja, asnjë nga anëtarët e familjes nuk ka qenë në shtëpi, pasi ishin duke qëndruar tek vëllai i tij.

Policia dhe njësitë hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Aktualisht, ende nuk ka ndonjë person të dyshuar, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga DRP-Gjakovë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara