Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive: Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë

Në kalanë e Kastërcit, një prej monumenteve më të rëndësishme historike në territorin e Suharekës, janë duke u zhvilluar gërmime arkeologjike që po hedhin dritë mbi trashëgiminë paleokristiane të rajonit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i cili ka theksuar rëndësinë e këtyre zbulimeve për historinë dhe kulturën e Kosovës.

Nën drejtimin e arkeologut Berat Ademi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, gërmimet kanë zbuluar fragmente qeramike, xhami, afreska si dhe tjegulla me mbishkrime, që dëshmojnë se bazilika paleokristiane e këtij kompleksi është ndërtuar në fillim të shekullit VI. Ky objekt fetar ka qenë dëshmitar i zhvillimeve të mëdha historike, por pas dyndjeve sllave është shndërruar në hapësirë varrimi, ku deri më tani janë identifikuar rreth 80 varre.

Përveç gërmimeve, në kompleksin e Kastërcit po kryhen edhe punime konservuese dhe restauruese, me qëllim që kjo trashëgimi e rrallë të ruhet dhe të shndërrohet në një vlerë të shtuar për turizmin kulturor të Kosovës.

Këto zbulime jo vetëm që pasurojnë historinë e qytetërimit tonë, por gjithashtu ofrojnë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit kulturor dhe edukimin e brezave mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë sonë arkeologjike.

 Kastërci, nga një kala e lashtë në një destinacion të së ardhmes kulturore.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara