Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive: Zgjedhjet parlamentare më 28 dhjetor – AAK në Suharekë gati me dy kandidatë


Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar sot datën 28 dhjetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, pas dështimit të krijimit të qeverisë që doli nga zgjedhjet e muajit shkurt.

Partitë politike tashmë kanë nisur përgatitjet për hartimin e listave dhe përzgjedhjen e kandidatëve.

Sipas burimeve të Suhareka Express brenda strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Suharekë, dy emrat e parë që pritet të garojnë për deputet nga kjo degë janë Burim Ramadani dhe Albana Bytyqi.

Të njëjtat burime konfirmojnë se lista e AAK-së nga Suhareka pritet të zgjerohet edhe me kandidatë të tjerë në ditët në vijim, ndërsa procesi i finalizimit të listës pritet të përfundojë brenda afateve të përcaktuara nga KQZ.

AAK tradicionalisht ka pasur përfaqësim nga Suhareka në Kuvendin e Kosovës, ndërsa gara e këtij viti pritet të jetë veçanërisht dinamike për shkak të situatës politike dhe rrethanave të krijimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.


Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara