Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ekskluzive: Gjendet i gjallë shtetasi i Shqipërisë në Suharekë,  ishte zhdukur para dy ditësh në Jezercë të Ferizajt – është në gjendje të rëndë

Shtetasi i Shqipërisë, S.P., 30 vjeç, është gjetur të premten në mesditë, pas dy ditësh kërkimesh intensive nga autoritetet e Kosovës në rajonin e Ferizajt.

Sipas Policisë së Kosovës, S.P. ishte zhdukur mëngjesin e 21 janarit në fshatin Jezercë të Ferizajt. Ai ishte larguar nga një vilë dhe besohet se me një veturë BMW kishte shkaktuar një aksident trafiku.

Pas pranimit të informatës për zhdukjen e tij, autoritetet kanë kontrolluar kamerat e sigurisë në zonën përreth, si dhe kanë kryer verifikime në Qendrën Emergjente në Ferizaj, Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe disa ordinanca private, por nuk është raportuar për asnjë të lënduar.

Të premten, një qytetar ka kontaktuar autoritetet duke njoftuar se e ka hasur një person të panjohur në fshatin Budakovë të Suharekës, pranë vendit të quajtur “Gurra e Kadisë”.

Pas verifikimeve është konfirmuar se bëhej fjalë për S.P., i cili menjëherë ka marrë ndihmë mjekësore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia ka falënderuar Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, si dhe qytetarin B. Osmani, 54 vjeç nga Ferizaj, për kontributin e dhënë në gjetjen e personit të zhdukur.

Ndërkaq, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit ka publikuar disa fotografi nga momenti i gjetjes, duke bërë të ditur se shtetasi shqiptar është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara