Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Eksperti i komunikacionit Selman Kolgeci paralajmëron rrezik të lartë nga ngricat: Apel për kujdes maksimal në trafik

Eksperti i komunikacionit, Selman Kolgeci, ka bërë thirrje për siguri të shtuar në komunikacion, duke paralajmëruar rrezik të lartë nga krijimi i ngricave në rrugë pas reshjeve të fundit dhe rënies së ndjeshme të temperaturave.

Sipas Kolgecit, sonte parashikohet që temperaturat të zbresin deri në –9°C, çka rrit dukshëm mundësinë e krijimit të shtresave të akullit në rrugë, veçanërisht në ura, kthesa, pjerrësi dhe në segmentet që nuk arrijnë të pastrohen dhe të kriposen me kohë.

“Ekziston rrezik i lartë që rrugët të krijojnë shtresë me ngrica, sidomos në ura, kthesa dhe pjerrësi,” ka theksuar Kolgeci, duke u bërë apel të gjithë ngasësve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit.

Ai ka rekomanduar uljen e shpejtësisë, rritjen e distancës së sigurisë, përdorimin e gomave dimërore dhe pajisjeve adekuate, si dhe shmangien e manovrave të papritura dhe frenimeve të vrullshme.

“Siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët,” ka cituar Kolgeci, duke kërkuar përqendrim maksimal nga të gjithë drejtuesit e automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara