Elona Krasniqi – Zëri i një gjenerate të re me vizion evropian

Kandidati për kryetar nga PDK, Dardan Berisha, ka prezantuar kandidaturën e Elona Krasniqit, e cila garon për Asamblenë Komunale të Suharekës me numrin 29.

E lindur dhe rritur në Suharekë, Elona përfaqëson një brez të ri që ndërthur vlerat tradicionale me qasjen moderne dhe vizionin ndërkombëtar. Rruga e saj arsimore fillon në shkollën fillore “7 Marsi” dhe vijon në gjimnazin “Avdyl Rama” në Shirokë, në drejtimin “Laborant i Kimisë”. Më pas, ajo nisi studimet për Gjuhë Angleze në Kolegjin AAB, të cilat i përmbylli në Norvegji, në NLA University College – Bergen, në programin “Intercultural Studies”.

Gjatë viteve të fundit, Elona ka ndërtuar një profil profesional të larmishëm, duke punuar në pozita të ndryshme në menaxhim, marketing dhe komunikim me klientë. Ajo ka qenë agjente për tregun ndërkombëtar në call center për klientë anglisht-folës, si dhe ka bashkëpunuar me kompani të njohura në fushën e promovimit dhe shërbimeve.

Elona sjell në këtë garë një energji të re, një frymë të hapur dhe një përvojë që shkon përtej kufijve të vendit, me qëllim që të reflektojë ide dhe standarde të reja edhe në vendimmarrjen lokale.

Synimi i saj është të kontribuojë në ndërtimin e një Suhareke më moderne, më transparente dhe të orientuar drejt përfshirjes së të rinjve, grave dhe të gjitha shtresave të qytetarëve. Elona është e bindur se ndryshimi i vërtetë nis nga përfaqësimi i denjë dhe vendimmarrja gjithëpërfshirëse.

“Me Elona Krasniqin, Suhareka fiton një zë të ri që sjell dije, guxim dhe përkushtim për të ardhmen” – u shpreh Dardan Berisha gjatë prezantimit të saj.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara