Emërllahu “vërshohet” prej ofertave, klube nga Polonia, Sllovakia dhe Austria interesohen për yllin e Ballkanit

Lindon Emërllahu është një nga sensacionet e viteve të fundit në futbollinkosovar. Për mesfushorin e Ballkanit tashmë kanë filluar të interesohen disa klube evropiane.

RTV Dukagjini meson ekskluzivisht se për yllin suharekas janë të interesuara disa skuadra nga Polonia, Austria dhe Sllovakia. Gjithashtu, televizioni ka marrë vesh se një nga skuadrat e interesuara për të siguruar shërbimet e tij është klubi sllovak Dac 1904. Emërllahu ka treguar formë konstante këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Njëkohësisht një nga më meritorët pse Ballkani u shpall kampion për herë të dytë rresht. Përveç paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme në elitën e futbollit kosovar, 20-vjeçari kishte qenë fantastik edhe në garat evropiane vitin e kaluar.

Emërllahu nuk është futbollisti i vetëm që pritet të largohet këtë verë nga Suhareka. Emra si Albion Rrahmani dhe Nazmi Gripshi është raportuar se këtë afat kalimtar veror mund të transferohen në ndonjë klub evropian.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara