Endrick zbulon marrëdhënien speciale që ka me Neymarin dhe Ancelottin
Ylli i ri i Brazilit, Endrick, ka zbuluar detaje interesante nga marrëdhënia e tij e ngushtë me Neymarin gjatë Kupës së Botës 2026, duke theksuar se po përpiqet të përfitojë sa më shumë nga përvoja e një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e vendit.Sulmuesi brazilian, i cili po konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror, tregoi se ai dhe Neymari kalojnë shumë kohë së bashku gjatë grumbullimit të kombëtares.“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Ney.
Bëjmë shaka pas stërvitjes, luajmë letra dhe bisedojmë. Në ditën tonë të pushimit ishim bashkë dhe folëm gjatë. Është shumë e rëndësishme të mësosh nga lojtarë si Neymari, Marquinhos, Casemiro dhe Alisson”, deklaroi Endrick.
19-vjeçari shtoi se po përpiqet të përthithë çdo këshillë nga kapitenët e Brazilit, pasi beson se kjo do ta ndihmojë shumë në pjesën e mbetur të karrierës së tij.Ndërkohë, Endrick nuk i kurseu elozhet për trajnerin Carlo Ancelotti pas fitores 2-1 të Brazilit ndaj Japonisë në 1/16 e finales së Kupës së Botës.
Sulmuesi hyri në lojë në pjesën e dytë dhe la përshtypje të mira, ndërsa ia atribuoi meritat teknikut italian.“Nuk e prisja të hyja në atë moment. Në pushim më thanë se do të futesha në lojë dhe thjesht iu luta Zotit të më jepte qetësi.
Ancelotti e di gjithmonë se çfarë është më e mira për ekipin”, tha ai.Endrick foli edhe për periudhën e tij nën drejtimin e italianit te Real Madridi, duke e cilësuar Ancelottin si një nga trajnerët më të mëdhenj në botë.“Ai gjithmonë më thoshte se momenti im do të vinte. Jam shumë i lumtur që e kam sërish trajner te Brazili.
Nuk mund të kishte një përshtatje më të mirë për mua”, u shpreh sulmuesi. Braziliani theksoi se Ancelotti gjithmonë merr vendimet që janë më të mira për skuadrën dhe jo për individët, duke shtuar se ai do të bëjë gjithçka që trajneri i kërkon në fushë.“Kur ai më kërkon të bëj diçka, unë thjesht e bëj.
Nuk shikoj prapa, vetëm dëgjoj zërin e tij dhe përpiqem ta ndihmoj ekipin”, përfundoi Endrick.
/Telegrafi/ Ylli i ri i Brazilit, Endrick, ka zbuluar detaje interesante nga marrëdhënia e tij e ngushtë me Neymarin gjatë Kupës së Botës 2026, duke theksuar se po përpiqet të përfitojë sa më shumë nga përvoja e një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e vendit.Sulmuesi brazilian, i cili po konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror, tregoi se ai dhe Neymari kalojnë shumë kohë së bashku gjatë grumbullimit të kombëtares.“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Ney.
Sipas informacioneve te publikuara nga Telegrafi, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Telegrafi
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Aktualitet
LDK Suharekë: Aktakuza për prokurim publik konfirmon shqetësimet tona për qeverisjen komunale
Lajme
Zvicra e Xhakës kërkon fitore ndaj Algjerisë, formacionet zyrtare
Lajme
Spanja forcon rregullat për përdorimin e skuterave elektrik (Geek Room)
Lajme
“Jehona e Malësisë”: Çdo pëllëmbë e Malësisë do të mbrohet, por jo duke dobësuar shqiptarët (Epoka e Re)
Lajme
Pamjet e kamerave zbardhin përleshjen mes familjarëve ku mbetën të plagosur katër persona (Epoka e Re)
Lajme
Këto vende mbesin pa rrymë sot (SyriV TV)

