Enver Hasani: Kosova duhet të kërkojë njohjen nga Serbia në këmbim të Asociacionit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se Kosova duhet të jetë e qartë dhe e vendosur në kërkesat e saj karshi Serbisë, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Sipas tij, Kosova duhet ta kushtëzojë Serbinë, që në rast se ajo e do themelimin e Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, atëherë duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ti po do Asociacion, unë dua prej teje njohje ndërkombëtare. Pikë. Çdo rrugë tjetër është rreth vicioz dhe e bën Kosovën konflikt të ngrirë. Nëse tash nuk e qartëson, atëherë do të vjen në një konflikt të ngrirë”, ka thënë Hasani.

“Ata s’kanë alternativë. Nuk është këtu shumë problemi i Rusisë, por i projektit imperial kinez. Këtu mund të ndodhë një konflikt specifik i ngrirë, si një zorrë qorre e Evropës që nuk luan asnjë funksion por vetëm që nuk e lejojnë që të shpërthejë, pasi që mbyt”, është shprehur ai në KTV.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara