Enver Hoxhaj premton 30% rritje pagash për sektorin e Shëndetësisë


Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj së bashku me kandidatin për deputet, Uran Ismaili, kanë prezantuar këtë të premte programin e shëndetësisë të këtij subjekti për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoxhaj ka thënë se qytetarëve të vendit iu duhet një sistem shëndetësor më i mirë, transmeton Klan Kosova.

“Sfida për Rimëkëmbje të Sektorit tonë Shëndetësor është e madhe. Ajo prek çështje organizative, çështje të efikasitetit, çështje të prokurimit publik.Qytetarët kanë nevojë për siguri. Qytetarët kanë nevojë për udhëheqje të përgjegjshme. Qytetarët kërkojnë trajtim të barabartë. Qytetarët kërkojnë respekt. Dhe në vitin e fundit nuk e kanë pasur asnjërën prej këtyre. Në ballafaqim me sëmundjen të gjithë qytetarët janë të barabartë. Sëmundja nuk diskriminon në mes të varfërve dhe të pasurve. Ne mes të qytetarëve që njohin persona në pozitë dhe atyre që nuk njohin. Kosova e Shëndetshme kërkon Qeverisje të Shëndetshme. Qeverisje transparente, qeverisje kompetente, qeverisje të dijes. Kjo është çka PDK propozon”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa, Ismaili ka thënë se për një vit, nga dy qeveritë, shëndetësia është udhëhequr pa vizion dhe pa dinamikë, që sipas tij ka shkaktuar pasoja shëndetësore, ekonomike dhe sociale.

Ai ka prezantuar planprogramin për Rimëkëmbjen e shëndetësisë së Kosovës që përfshin katër shtylla: 1. Pandemia nën kontroll, 2. Mjek për çdo familje, 3. Sigurime shëndetësore dhe barna falas dhe 4. Sistem shëndetësor modern.

“Partia Demokratike ka një plan konkret që në tre muajt e parë të qeverisjes të fillojë shërbimet e para të sigurimeve shëndetësore. Prandaj, në planin tonë, një ndër shërbimet e para të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të jetë ofrimi i barnave falas për personat me sëmundje kronike”,

“Me programin tonë, personelit shëndetësor do t’u rriten pagat. Do të kemi një përshkallëzim, ku paga e mjekut specialist do të jetë deri në 1500 euro. Infermierët, ndërkaq, do të kenë një pagë jo më të ulët se 650 euro”, ka thënë Ismaili.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara