Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ermal Krasniqi kërkon falje për rastet e humbura ndaj Zalgirisit

Një nga lojtarët më të mirë në elitën e futbollit kosovar, Ermal Krasniqi ka kërkuar falje me anë të një postimi në rrjetet sociale pas rasteve të humbura ndaj Zalgiris.

Sulmuesi i krahut, nuk arriti të shënonte në portën e lituanëve duke shpërdoruar raste të mira shënimi, shkruan Gazeta OLLE.

Ballkani u eliminua me rezultat të përgjithshëm 2-1, duke garuar tashmë në Ligën e Konferencës.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Te dashur qytetar të Suharekës, tifozë te FC Ballkanit dhe ju futbolldashës të Kosovës.

Zhgënjimi nga mos suksesi nga rrethi i pare eliminues i Champions League kundër ekipit Zalgiris është shumë i madhe si nga ekipa ne tersi ashtu edhe ne aspektin personal.

Unë në veçanti duke i ditur pritshmeritë tuaja që keni pasur ndaj ekipit e ndaj meje duke u bazuar në një sezon qe posa mbaruam me suksese duke u shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit, ndjej përgjegjësi te konsiderueshme për këtë eliminim duke i marr për baze rastet qe më janë shfaqur gjate ndeshjes e që për fat të keq nuk arrita ti konkretizoja pavarësisht qe askush nuk do të donte më shumë se unë.

Udhëtimi ynë vazhdon në Evrope dhe ju premtoj që sukseset për ne nuk mbarojnë këtu, do të vazhdojmë më të uritur e më të motivuar që të përfundojmë këtë kampanje evropiane me sukses historik ne fund.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara