Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Fatjon Fandaj, zëri i rinisë nga Peqani, kandidon për Asamblenë Komunale në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka prezantuar sot një tjetër kandidat të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Asamblenë Komunale – Fatjon Fandaj nga fshati Peqan.

Fatjoni ka përfunduar studimet në drejtimin Shkenca Ushqimore, dhe vjen si përfaqësues i një gjenerate të re që beson në dijen, punën dhe përfshirjen aktive në zhvillimin e vendit. Me një qasje moderne dhe energji rinore, ai synon të sjellë një zë të freskët në politikën lokale, me fokus të veçantë në të rinjtë, fshatin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës në përgjithësi.

“Koha është që rinia të mos mbetet spektatore, por të jetë pjesë e vendimmarrjes,” ka theksuar kryetari Muharremaj në prezantimin e tij.

Kandidatura e Fatjonit pritet të fuqizojë përfaqësimin e brezit të ri në institucionet komunale, duke e bërë politikën më përfshirëse dhe më afër nevojave të komuniteteve rurale e urbane njëherësh.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara