Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Fatmir Limaj tregon nëse po i bashkohet PDK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e një rikthimi në Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Në emisionin Pressing, Limaj ka përmendur krijimin e një fronti opozitar.

Limaj u pyet se a mund t’i bashkohen PDK-së. Për këtë, ai tha se e kanë vullnetin dhe dëshirën për gjetjen e një bashkëpunimi për bërjen e opozitarizmit.

“Kosova opozitare ka nevojë me gjet një rrugë e me ndihmu vendin. Qekjo Kosova opozitare duhet me ndal kursin e gabuar të kësaj qeverise, si ? A munden vet atë? nuk munden vetë, a mund të koordinohen? Po ka shumë pika që mund të koordinohen, prandaj edhe ideja jonë rreth diçkaje të tillë, e ka pas këtë qëllim, që rrugës të koordinohem që ta ndërprejmë këtë rrugë të qeverisë, me ndihmu qeverinë në kritikat e tyre. Mirëpo nuk kemi parë një koordinim të partive opozitare në parlament.

Ne e kemi vullnetin e dëshirën me gjet këtë koordinim dhe bashkëpunim. Në opozitarizëm. Po flas në një opozitarizëm të përbashkët”.

Limaj shtoi se duhet të krijohet një front opozitar në mënyrë që të ndalohet rruga e qeverisë, të cilën po e cilëson si të gabuar.

“Kur vjen puna tek një bashkëpunim elektoral, normal që jemi të hapur. Duhet të krijojmë një front opozitar, qëndrimet e mija dhe angazhimi im është në këtë frymë”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara