FC Ballkani thyen rekord

Ballkani ka arritur sukses historik për futbollin kosovar. Ballkani bëhet skuadra e parë kosovare që do të luaj në fazën e plejofit të Kupave Evropiane.

Balllkani do të luaj në plejof të Ligës së Konferencës, ndërsa do të përballet me Shkupin, kampionin e Maqedonisë së Veriut. Ballkani pas penalltive ka eliminuar Klaksvikun e Ishujve Faroe. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:1, ndërsa para një jave në Prishtinë, kampioni kosovar kishte fituar 3:2. Në vazhdime nuk kishte gola dhe kështu ndeshja u vendos me penallti. Portieri i Ballkanit, Damir Lulanoviq ishte më meritori, duke pritur dy penallti.

Ndërkohë penalltinë vendimtare për Ballkanin e shënoi i riu Lindon Emërllahu. Ballkani fitoi 4:3 serinë e penalltive. Shënuan Armend Thaqi, Lumbardh Dellova e Nazmi Gripshi, ndërsa Qëndrim Zyba gjuajti mbi portë. Por Lulanoviq bëri dy pritje, për t’ia mundësuar Emërllahut gjuajtjen vendimtare. Dhe ai gjuajti saktë, në kënd, për suksesin më të madh të skuadrave kosovare në skenën evropiane deri më tani.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara