Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Fermerja nga Suhareka që kujdeset për pesë mijë pula

Ylfete Fanaj kur nisi të merrej me shpeztari kishte vetëm 70 pula në fermën e saj.

Në fillim këto pula plotësonin vetëm nevojat familjare, mirëpo me kalimin e kohës ajo filloi të investonte në këtë biznes me shumë pasion.

Fermarja nga Sallagrazhda e Suharekës sot ka mbi 5000 pula.

Ajo thotë se këtë punë e bënë me pasion.

“Në vitin 2015 e kemi filluar këtë biznes me 70 pula. Më pas kemi fituar një donacion prej 400 pulave dhe nga ai moment kemi rritur biznesin deri në 5000 pula. Deri më tani puna ka shkuar mirë dhe gjithçka është në rregull”, tregon për RTV Dukagjinin Ylfete Fanaj.

Për një fermë të tillë duhet të kujdeset e gjithë familja, përcjell Telegrafi.

Ndihmësi më i madh i Ylfetes është bashkëshorti i saj, i cili thotë se puna me pula është lodhëse por në fund shpërblehet.

“Zgjohemi në mëngjes në ora 5:00 për t’i ushqyer pulat. Ndonjëherë edhe gjatë natës i shohim mos kanë ndonjë shqetësim. Punët kryhen herët dhe më pas dalë në terren për t’i shpërndarë vezët”, deklaroi Fatmir Vata.

Kërkesat për vezët e pulave të kësaj ferme janë të larta nga të gjitha vendet e Kosovës.

“Tregun kryesor e kemi në Prishtinë. Por ka kërkesa edhe për pula e gjela. I presim dhe i pastrojmë dhe ua dërgojmë klientëve. Deri më tani të gjithë janë ndarë të kënaqur”, deklaroi më tej Fatmir Vata

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara