Fetiu: Askush nuk e do bijën time më shumë se unë, qëllim e kisha ta qetësoja

Videoja ku trajneri kosovar, Valmir Fetiu godet me shuplakë tetëvjeçaren, Valina Fetiun, të bijën e tij, pas humbjes nga serbja Nina Saviq, në Kampionatin Evropian të Taekwondo-së, mori dhenë gjithandej.

Lidhur me këtë, për Klankosova.tv ka folur vetë trajneri në fjalë i cili tha se goditja ka ndodhur në momentin që vajza ishte e çorientuar dhe e zemëruar nga humbja ndaj garueses serbe, ndaj qëllimi i tij ishte ta qetësonte.

Fetiu më tej shprehet se më shumë se ai nuk e do askush Valinën e cila është nënkampione.

No photo description available.

“Ajo është vajza ime dhe më shumë se unë, nuk e do askush. Në momentin që vajza ishte e ç’orientuar dhe e zemëruar se humbi nga garuesja serbe, u shtri në tokë duke mos mundur me pranuar humbjen. Unë thjeshtë doja ta qetësoja dhe t’ia bëja me dije se përkundër humbjes, është nën-kampione dhe do të ketë raste tjera”, tha Fetiu.

Tutje, trajneri kosovar shton se me vajzën e tij, pra Valinën, ka punuar që 12 muaj për këtë garë dhe do të punojë gjithë jetën.

No photo description available.

“Mediat në Kosovë kanë ra pre e propagandës serbe sepse ata u munduan t’i japin kahje tjetër atij momenti. Po e përsëris, unë jam babai i saj, edhe bashkëshortja ime, nëna e Valinës ishte aty pak metra pranë. Nuk mund ta dojë një serb apo boshnjak vajzën time më shumë se prindërit e saj. Unë kam punuar me Valinën qe 12 muaj për këtë garë dhe do të punoj krejt jetën time për të”, ka thënë ai për Klankosova.tv.

Kampionati Evropian i Taekwondos për djem dhe vajza është mbajtur në Tiranë dhe ka zgjatur nga data 7 nëntor deri më sot.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara