FFK-ja cakton datën për fillimin e sezonit të ri të Superligës dhe Ligës së Parë

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë mbledhje KE bëri një rezyme për përfundimit të garave në të gjitha rangjet dhe kategoritë me konstatimin se garat ishin zhvilluar sipas dinamikës së paraparë e që reflektuan me ngritje të cilësisë, shtim në organizim dhe rivalitet sportivë.

KE uroi ekipet që arritën të kalojnë një rang më të lartë të garave, ndërsa atyre që u larguan nga ligat u dëshiroi suksese në të ardhmen.

KE caktoi datën 31 korrik kur do të hedhet shorti i garave për edicionin 2023/2024, ndërsa edicioni i ri 2023/2024 fillon me garat e Superligës më 12 gusht, ndërkaq ato të Ligës së Parë më 19 gusht. Njëkohësisht garat e Ligës U21 nisin njëjtë me garat e Superligës më 12 gusht.

KE miratoi edhe Rregulloret e garave në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave.

Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024. Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards. Mandati i tyre do të jetë deri në përfundim të ciklit kualifikues për Evropian.

KE shqyrtoi edhe Kërkesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara