Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Fitim Berisha i bashkohet garës për Asamblenë Komunale nga radhët e LDK-së: “Me nder dhe përgjegjësi për Suharekën”

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë ka zyrtarizuar kandidaturën e Fitim Berishës për Asamblenë Komunale në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në një njoftim publik, Fitimi ka shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë nga strukturat e partisë, duke theksuar se kandidatura e tij buron nga një dëshirë e sinqertë për të kontribuar në zhvillimin e komunës dhe përfaqësimin e denjë të qytetarëve.

I njohur si afarist lokal dhe  i suksesshëm në sektorin e gastronomisë, Fitim Berisha është një figurë e afërt dhe komunikative me qytetarët, i pranishëm në përditshmërinë e komunitetit. Ai vjen nga një familje e respektuar, dhe është i vetmi kandidat nga LDK që përfaqëson lagjen Berisha – një detaj që e bën përfaqësimin e tij edhe më simbolik.

“Me nder dhe përgjegjësi ju njoftoj se jam propozuar nga Dega e LDK-së në Suharekë, nën udhëheqjen e kryetarit Ardian Shala, si kandidat për Asamblenë Komunale. Shpresoj në përkrahjen tuaj morale dhe qytetare në këtë rrugëtim që kemi përpara,” ka shkruar Berisha.

Kandidatura e Fitim Berishës shihet si një freski në skenën politike lokale, duke sjellë në Asamble një zë të ri që e njeh nga afër realitetin ekonomik, social dhe shoqëror të qytetit.

Me energji, përkushtim dhe komunikim të hapur me qytetarët, Fitim Berisha garon si pjesë e listës së LDK-së, me qëllim të ndërtimit të një Suhareke më të zhvilluar, më të barabartë dhe më të afërt me nevojat reale të komunitetit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara