Fituesi i Big Brother në Holandë, si e ndihmoi përvoja e tij në Kosovë të dal i pari

Reality show i Big Brother është kthyer në një sensacion të ri televiziv në Kosovë e Shqipëri. Por ky spektakël transmetohet edhe në vendet e tjera, për shumë vite, raporton Gazeta10.

Pikërisht në Holandë, sot një pesëdhjetë vjeçar e ka fituar edicionin e Big Brotherit, i quajtur Bart fitoi 73 mijë euro. Ai ishte një finale me një gura.

Por këtë fitues e bën të vecçantë e kaluara e tij ushtarake.

Ai deklaroi se “ka shërbyer për katër muaj në Kosovë në vitin 1999 në kuadër të KFOR-it dhe kjo përvojë lufte, pa internet e telefon e ka bërë të fortë që ta përballoj Big Brotherin”. 

 “Kur isha në Kosovë për katër muaj në vitin 1999, nuk kishte internet dhe mund të telefonoja një dyqan telefonik një herë në javë. Unë e di se çfarë është një kohë e gjatë pa kontakt. Dhe nëse rrethanat nuk janë të mira, atëherë duhet të hartoni planin tuaj. Mund ta vë në perspektivë më lehtë kur ushqimi bëhet i pakët, në fund të fundit kam jetuar përsëri në situate të tilla më parë”, deklaroi Bart pas fitores.

Fitorja e bëri ushtarin e ashpër të shpërthejë në lot, sidomos kur pa gruan dhe vajzën e tij. “Ndihem mirë. Nuk ka fjalë për të. Nuk e kisha vlerësuar aq shumë shansin tim”, tingëllonte emocionalisht./Gazeta10

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara