Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Flamur Bytyçi zhvillon aktivitete politike në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë


Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Flamur Ukë Bytyçi, ka vazhduar sot aktivitetet e tij politike në disa qytete të vendit, duke u takuar me qytetarë dhe struktura të LDK-së në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë.

Aktiviteti ka nisur në Gjakovën e Kuqe, qytet i historisë dhe sakrificës, ku vlerat e LDK-së kanë qenë gjithmonë pjesë e identitetit qytetar. Bytyçi theksoi se mbështetja e marrë nga qytetarët e Gjakovës dëshmon se rruga e maturisë, përgjegjësisë dhe vizionit institucional mbetet zgjedhja e duhur për Kosovën.

Më pas, ai ka qëndruar në Rahovec, ku, sipas tij, u ndje qartë besimi i qytetarëve se programi i LDK-së ofron drejtimin e duhur për zhvillim dhe stabilitet. Bytyçi vlerësoi rolin historik dhe institucional të këtij qyteti, i cili përveç dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë, ka nxjerrë edhe figura të rëndësishme shtetërore, përfshirë deputetin dhe ish-kryeministrin Avdullah Hoti.

Ndalesa e fundit ishte në Malishevë, vendlindja e Fetah Rudit dhe gjeneralit Gëzim Hazrolli, ku u rikujtuan vlerat e qëndresës, disiplinës dhe përgjegjësisë që janë themel i Lidhjes Demokratike e Kosovës. Bytyçi theksoi se kjo trevë simbolizon seriozitetin dhe vizionin që kërkon ndërtimi i shtetit dhe ruajtja e lirisë.

Në përfundim, Flamur Bytyçi ka ritheksuar se angazhimi i tij do të vazhdojë në shërbim të qytetarëve dhe vlerave të LDK-së, duke ftuar për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës – 123
Flamur Ukë Bytyçi – 80

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara