Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Flet berberi për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë

Ekskluzivisht për herë të parë ka folur berberi, në lokalin e të cilit ka filluar e gjithë ngjarja, e cila dërgoi në vrasjen e Lulzim Fejzullahut.

Ai ka thënë se ngjarja ka filluar për rendin se cili (viktima dhe njëri nga dorasit e tij) do të qethë flokët i pari.

“Normal, te unë ka ardhur i pari ai që është personi i dyshuar, tani viktima ka ardhë masanej. Edhe qaty i pini ai dy cigare (dorasi), edhe tani e çoj punëtorin tim veç me marrë do bukë. Janë kanë tu u qeth tek punëtori jem e jo te unë.

Te unë [për t’u qethur] në fillim ka ardhur Eltoni [sulmuesi], me pas ka ardhur viktima. Ai doli jashtë për të pirë cigare. Pastaj Lulzimi i tha unë nuk mund të pres gjithë ditën duke pirë cigare. Rreth një minutë janë zënë me fjalë. Ata kanë qenë në rënd te punëtori im. Normal çka i kom ni tu folë qashtu. Diçka shumë serioze nuk ka qenë… Për fat të keq, nuk kena besu qe ka me ndodhë ky send, se nuk ka pasur diçka masanej, jo ka me ja ba kështu, ja ashtu. Por, Luli okej tha se po eci”, ka thënë ai.

Berberi tutje ka thënë se “Për me krahë qysh po flitet se a e ka rrokë, nuk e di se janë kanë tek dera, unë e kam vazhdu punën tem. Dhe qëto sende i din ma mirë punëtori jem, dhe janë ata që e dinë më mirë se a e ka rrokë me krah a jo. Nuk ka pasur diçka ma shumë. Unë kamera në lokal nuk kemi për me ditë se çka u ba. Por, nuk ka pasur diçka ma shumë. Hiç, hiç, sen. Edhe për krah, as nuk ka pasur fjalë të keqe, i kam marrë me fjalë të mira. Jam mundu me i qetësu edhe send diçka më shumë”, kështu është shprehur berberi për RTV Dukagjini pë rastin tragjik të vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara