Flet Bledi Shkëmbi për aventurën e re me Ballkanin, ja çfarë thotë për skuadrën

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka folur për herë të parë pasi mori zyrtarisht detyrën e trajnerit.

Pas një karriere të gjatë si futbollist, ai e filloi punën e trajnerit pikërisht në Superligën tonë me Lirinë.

41 vjeçari është shprehur shumë i kënaqur që do të rikthehet në Kosovë.

“Për mua është shumë kënaqësi dhe respekt që kam arritur marrëveshje me Ballkanin dhe do të punoj në Superligë” deklaroi Shkëmbi për Indeksonline.

Ish trajneri i Kukësit, tregon synimet që do të ketë Ballkani në këtë edicion.

“Ballkani është një ekip i ndërtuar për të pasur sukses, për të dalur kampion apo minimum për të luajtur në Evropë. Kam pasur një bisedë të mirë me presidentin dhe kemi arritur marrëveshjen” shprehet Shkëmbi.

Ai do të udhëtojë të martën në Kosovë për të bërë prezantimin zyrtar, ndërsa punën në terren do ta nis nga fillimi i vitit 2021.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara