Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve alarmon pas një lufte të qenve në Suharekë

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka alarmuar për abuzimin e qenve në Kosovë.

Duke postuar një video në Facebook përmes së cilës shihet se si një person e komandon qenin e tij ta sulmojë një qen tjetër, ky fondacion ka bërë thirrje që personat e tillë të marrin dënimin e merituar.

“Kriminelë të shumtë në të gjitha rajonet e Kosovës, janë të përfshirë në organizime jashtëligjore të luftërave ku testohet fuqia e kafshës (qenve), e në anën tjetër, edhe pse për të gjitha këto organizime, ka fakte për vepra penale, Policia dhe Prokuroria nuk janë duke bërë ASGJË. Edhe pse organizata jonë deri më tani ka bërë dhjetëra kallëzime penale për organizim të luftërave me qen, deri më tani organet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë adekuate për të parandaluar këtë fenomen negative e abuzues”, thuhet në njoftim.

Fondacioni tutje ka akuzuar edhe Policinë se është e papërgatitur për t’u marrë me raste të tilla.

“Në anën tjetër, Policia e Kosovës është aq e papërgatitur për t’u marrë me këto raste, saqë çdoherë që e raportojmë ndonjë rast mundohen që të na injorojnë dhe ta zgjasin procesin sa më shumë. Aq nuk iu intereson, saqë në telefonatat me zyrtarë policor, edhe emailat zyrtar për raportimet tona të nevojshme na komunikojnë gabimisht dhe pa asnjë fije ndjeshmërije për këto raste. Është koha e fundit që organet e rendit të angazhohen seriozisht për të ndaluar këtë dukuri dhe që kriminelët të vihen para drejtësisë.

Organizata ka bërë të ditur se do t’i drejtohet instancave më të larta të Qeverisë, si dhe Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për t’i ngritur shqetësimet tona karshi mosangazhimit të institucioneve relevante për krimet që po bëhen me kafshë.

Organizata gjithashtu ka njoftuar se do të organizojë një protestë për neglizhencën e madhe që institucionet po tregojnë karrshi të drejtave të kafshëve dhe mirëqenies së kafshëve.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara