Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Moldavisë – ‘Dardanët’ kërkojnë fitore për të vazhduar qëndrimin në Ligën C

Kosova do të jetë sot (e mërkure) nikoqir i Moldavisë për përballjen në kuadër të rrethit të gjashtë në Ligën e Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 3.

Dardanët në takimin e parë të zhvilluar në Palermo të Italisë, kishin barazuar 1-1 ndaj moldavëve, ndërsa sonte do e kërkojnë vetëm fitore, por edhe një barazim do të bënte që të mbeteshim në Ligën C.

Pas dhjetë ndeshjeve, Përfaqësuesja jonë ka tetë humbje dhe dy barazime, e në këtë takim mungon trajneri Bernard Challandes i infektuar me coronavirus, derisa në krye të ekipit do të jetë ndihmësi i tij, Muharrem Sahiti.

Kosova në këtë takim do të jetë pa lojtarët si, Bernard Berisha që është i suspenduar shkaku i kartonëve të verdhë, Milot Rashica dhe Arbër Zeneli që janë të lënduar.

Me strategjinë e Challandes, Sahiti pritet që në fushë të vendos lojtarët si: Arjanet Muric në portë, ndërsa në mbrojtje pritet të jetë, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Ibrahim Dresevic dhe Florent Hadërgjonaj.

Në mesfushë do të rikthehet Herolind Shala që mungoi në takimin ndaj Sllovenisë shkaku i lëndimit, së bashku me Hekuran Kryeziun.

Në sulm do të jetë i vetëm Vedat Muriqi, por që do të ndihmohet nga Edon Zhegrova, Bersant Celina dhe Valon Berisha. /Telegrafi

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara