Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

[Foto] Policia jep detaje, për arrestimin H.L në Duhël


    Me datë 31 korrik 2021, rreth orës 15:51 min, policia në Suharekë kishte pranuar një informacion se në fshatin Duhel te Suharekës dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.

       Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti H. L, i lindur në vitin 1969, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte një aheng familjar.

      Policia informoj prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale gjeti dhe sekuestroj një armën kallashnikov, prodhim kinez me nr. serik 05481-84, me një karikator dhe 27 fishekë të po kësaj arme kalibri 7.62 mm, gjithashtu janë konfiskuar si dëshmi materiale edhe katër (4) gëzhoja që dyshohet se janë gjuajtur nga kjo armë.

     Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

       Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë” dhe  “Sa ma pak armë-ma pak tragjedi familjare”.

Më poshtë gjeni disa foto të armës së konfiskuar:

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara