Franco Foda publikon listën e Dardanëve për miqësoret kundër Armenisë dhe Hungarisë 

15 mars, 2024 – Përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret e rëndësishme të këtij muaji kundër Armenisë, më 22 mars dhe kundër Hungarisë, më 26 mars.

Në listën e Fodës janë përfshirë 24 futbollistë, por edhe Lindon Emërllahu (FC Ballkani), pas angazhimit me Kombëtaren U-21 në ndeshjen kundër Gjermanisë, nga data 23 mars do t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjen e dytë kundër Hungarisë.

Këto dy miqësore janë sfidat e para të Kombëtares së Kosovës nën drejtimin e trajnerit gjerman, bashkë me stafin e tij.

Dardanët do të grumbullohen të hën ën (më 18 mars) në hotel ‘Emerald’, teksa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në të njëjtën ditë në orën 16:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Paraprakisht, të hënën, në orën 12:00, në hotel “Emerald” do të mbahet konferencë për media e përzgjedhësit Foda. Ndërkohë, të mërkurën ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të niset për në Yerevan, atje ku të premten do ta zhvillojë përballjen me Armeninë. Pas kësaj ndeshje Dardanët do të zhvendosen në Budapest, për testin e dytë të këtij muaji kundër Hungarisë.

Këto dy miqësore do të jenë mundësi e mirë për trajnerin Foda që ta njohë nga afër ekipin dhe ta përgatisë atë për një rrugëtim të suksesshëm.

Lista rezervë:
Mustafë Abdullahu, Kreshnik Hajrizi, Lirim Kastrati, Qendrim Zyba, Altin Zeqiri, Emir Sahiti, Shkelqim Vladi, Muhamet Hyseni.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara