Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

E frikshme: Suharekasi ushtron dhunë, gruaja s’guxon t’i tregojë Policisë – gjenden gëzhoja në shtëpinë e tyre

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre, por kanë frikë t’i denoncojnë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka ushtruar në vazhdimësi dhunë ndaj gruas. I dyshuari njihet edhe si problematik në fshat, çka e shtyri Policinë që të intervenojë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se rasti u zbulua pasi një qytetar njoftoi Policinë se i dyshuari E.M., po ushtron dhunë në familje dhe gruaja e tij është në rrezik. Me të marrë informatën, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, teksa bashkëshortja e tij ka dhënë një deklaratë para zyrtarëve policorë.

Sipas informacioneve të para, viktima fillimisht nuk ka guxuar të jap deklaratë për shkak të frikës nga burri i saj, e më pas ka rrëfyer kërcënimet dhe dhunën që ka përjetuar nga i dyshuari.

Siç thonë të njëjtat burime, në shtëpinë e tyre, policia ka gjetur disa gëzhoja, çka ka ngritur dyshimet se burri i dyshuar posedon armë pa autorizim. Kjo ka bërë që të bëhet kërkesë për kontroll në këtë shtëpi, me ç’rast u gjetën dy armë e dhjetëra fishekë që u konfiskuan nga policia.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orësh, nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara