Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Fundi i misterit: Gruaja që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

Një rast i pazakontë ka marrë epilog pas më shumë se një viti në Ferizaj.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se N. Jakupi, e cila ishte raportuar e zhdukur nga bashkëshorti i saj, G. Jakupi, është kthyer në Kosovë dhe ka treguar arsyen e largimit.

Sipas dosjes hetimore, G. Jakupi kishte raportuar më 29 qershor 2024 se gruaja e tij ishte larguar nga banesa më 18 qershor dhe nuk ishte lajmëruar më. Pas kërkimeve, policia kishte siguruar informacione se ajo ndodhej në Beograd.

Më 8 shtator 2025, N. Jakupi është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Ferizaj, ku ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj dhe se gjatë kësaj kohe kishte bashkëjetuar në Beograd me një person të quajtur B. Qerimi, deri më 6 shtator 2025 kur vendosi të kthehej tek fëmijët e saj në Kosovë.

Ajo ka sqaruar se gjatë gjithë kohës nuk ishte keqtrajtuar, përkundrazi kishte kaluar mirë, por tani kishte zgjedhur të rikthehej në familje.

Pas intervistimit, N. J është liruar dhe është kthyer në banesën e saj, duke u mbyllur kështu rasti si “Person i gjetur”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara