Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Futbollisti i KF Dukagjini nga Gjakova hyn në fushë dhe grushton gjyqtarin kryesor, arrestohet nga Policia

Jo rrallëherë jemi mësuar të shohim veprime të dhunshme dhe huligane të grupeve të tifozëve nëpër stadiumet e Kosovës. Kjo në vazhdimësi është vlerësuar si tejet shqetësuese, pasi prish imazhin e sportit në vend. Përveç përleshjeve mes grupeve, sulmeve në drejtim të futbollistëve e basketbollistëve të ekipeve të ndryshme, shpeshherë në raste të tilla janë përfshirë edhe vet ata, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur të dielën në stadiumin Ruzhdi Ramosaj në Deçan, ku ka pasur ndeshje futbollistike mes KF Deçanit dhe skuadrës nga Gjakova, KF Dukagjini.

Burimet e Sinjalit kanë bërë në dije se këtë herë në rast është përfshirë një futbollist i KF Dukagjini, T.P., i cili po dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, P.K. Ky i fundit u grushtua nga futbollisti, i cili doli nga banka rezervë dhe iu fut në fushë, duke e goditur.

Me t’u tensionuar situata, Policia ka intervenuar duke e arrestuar futbollistin e dyshuar, ndërsa gjyqtari është dërguar në Qendrën Emergjente për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohet. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndryshe, këtë ndeshje e ka fituar KF Deçani, me rezultat 5:2 ndaj KF Dukagjinit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara