Gashi: Nëse VV bie nën 40 deputetë, skena politike ndryshon, hapet rruga për koalicione të reja

Arben Gashi i LDK-së thotë se ndryshimet më të mëdha në skenën politike mund të ndodhin nëse Lëvizja Vetëvendosje bie nën 40 deputetë.

Sipas tij, një situatë e tillë do ta detyronte VV-në të hyjë në koalicione, duke krijuar hapësirë për bashkëpunim të ri politik.

“Besoj se ndryshimi më i madh po bëhet aty. Që mundet me ndryshuar skenën politike është se Vetëvendosja me ra nën 40 deputetë. Nëse vetëvendosja bie nën 40 deputetë i hapen mundësit edhe Vetëvendosjes për me kriju koalicion sepse i lind si nevojë sepse e ka një rrezik real. Po dhe partive tjera nëse Vetëvendosja nuk don me kriju partneritet të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm, me bë parti të tjera koalicion dhe me i formu institucionet”, tha ai.

Ai paralajmëroi se, nëse VV mbetet mbi 40 deputetë dhe vazhdon me “të njëjtën gjuhë, sjellje dhe metodologji politike”, vendi rrezikon të përsërisë situatat aktuale të bllokadës institucionale. Megjithatë, Gashi u shpreh optimist se vetem me mjete politike do t’i zgjidhin të gjitha problemet politike.

“Çdo mbetje e Vetëvendosjes mbi 40 deputetë nëse shkon me të njëjtën gjuhë politike, me të njëjtën sjellje politike, me të njëjtën diskurs me të njëjtën metodologji mendoj se e prodhojmë njëjtën situatë. Atëherë do të shohim se a kemi mbërri pjekurinë politike si klasë politike në Kosovë që të zgjedhim dhe të zgjidhim me mjete politike situatat apo në vende të tjera që kanë kaluar këto procese i kanë zgjidhur me luftë. Lufta nuk është në opsion të na, nuk kemi, nuk ka klimë dhe nuk duhet të ketë as klimë as energji për diçka të tillë. Unë jam optimist, i bindur që me mjete politike do t’i zgjidhim krejt problemet politike”, përfundoi Gashi për GazetaBlic

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara