Gashi pas tërheqjes së kërkesës: Show i fundit para vendimit të madh – brenda tri ditësh dihet a stabilitet apo zgjedhje të reja

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar pas konferencës së sotme të Presidentes Vjosa Osmani e cila njoftoi se ka tërhequr kërkesën nga Gjykata Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit, pasi gjyqtar raportues i lëndës është caktuar Radomir Lllaban, për të cilin tha se rrezikon sigurinë kombëtare.

Gashi e ka cilësuar këtë “show i fundit para vendimit të madh”.

Sipas tij, brenda këtyre tri ditëve do të kuptohet nëse Kosova do të ec drejt stabilitetit institucional apo drejt zgjedhjeve të reja.

“Unë mbetem i bindur se Gjykata Kushtetuese duhet të riafirmojë parimin demokratik të vendimmarrjes nga shumica. Ajo duhet të rikthejë normalitetin institucional…”, ka shkruar Gashi.

Ai thotë se kjo duhet të bëhet duke i dhënë 30 ditë kohë Vetëvendosjes për ta zgjidhur Kryetarin e Kuvendit.

“Nëse nuk ka sukses, atëherë mundësia t’u kalojë deputetëve të Kuvendit që të zgjedhin një kandidaturë tjetër; Nëse dështon edhe kjo fazë, atëherë Presidenti/ja, në përputhje me nenin 84.2 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Demokracia nuk duhet të bllokohet. Shumica vendos. Kushtetuta udhëzon. Institucionet duhet të funksionojnë”, ka shkruar Gashi.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara