Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Gecët e Llaushës vizitojnë Ardian Shalën në Suharekë


Fadil Geci, i cili pritet të jetë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, ka zhvilluar një vizitë në Suharekë, ku është pritur nga kryetari i Degës së LDK-së, Dr. Ardian Shala.

Gjatë takimit, është diskutuar për angazhimet aktuale politike në komunë, sfidat, si dhe përgatitjet për zgjedhjet që pritet të mbahen.

Në postimin e tij në Facebook, Geci ka shkruar:

“Gjatë vizitës sonë në Suharekë, te kryetari i LDK-së Dr. Adrian Shala, u pritëm ngrohtësisht dhe zhvilluam një bisedë të frytshme mbi angazhimet dhe sfidat aktuale të komunës.
Dialogu i hapur dhe bashkëpunimi i mirëorganizuar na forcojnë bindjen se LDK-ja do të dalë edhe më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme, falë punës së përkushtuar në terren dhe mbështetjes së vazhdueshme të qytetarëve.”
— Fadil Geci

Takime të tilla po konsiderohen si pjesë e konsolidimit të strukturave të LDK-së dhe rritjes së koordinimit ndërmjet degëve, në prag të procesit zgjedhor që po afrohet.


Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara