Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Gega duke uruar mirësardhje mërgimtarëve: Përtej dallimeve partiake na bashkon dashnia për vendin

Kandidati për deputet nga Suhareka, Arben Gega, që ka numrin 68 në listën e PDK-së u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve që po kthehen në Kosovë për festat e fundvitit, duke i ftuar që, përtej dallimeve partiake, të festojnë së bashku dhe të ndajnë gëzimin e këtyre ditëve.

Në një mesazh të publikuar në rrjete sociale, Gega theksoi se Kosova është shtëpia e përbashkët e të gjithëve dhe vendi i së ardhmes së fëmijëve tanë.

“Të dashur mërgimtarë, mirë se erdhët në vendin tuaj. Mirë se erdhët në shtëpitë tuaja për festat e fundvitit”, u shpreh ai, duke nënvizuar se prania e mërgatës ua shton edhe më shumë kuptimin festave.

Ai theksoi se dashuria për vendin dhe për të ardhmen e gjeneratave të reja është ajo që i bashkon qytetarët, pavarësisht bindjeve politike.

“Përtej dallimeve partiake na bashkon dashnia për vendin, dashnia për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Gega, duke përmbyllur mesazhin me urimin: “Gëzuar festat e fundvitit dhe mirë se na erdhët!”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara