Gënjeshtra e këshilltarit të Vjosa Osmanit për vizitën në Bruksel


Vjosa Osmani në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentit është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Bruksel ku është pritur nga përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Ajo sot ka takuar edhe kreun e Parlamentit Evropian, David Sassoli, institucion ky që e njeh Republikën e Kosovës. Për këtë takim në profilin e tij zyrtar ka shkruar edhe këshilltari i Vjosa Osmanit, Artan Murati, i cili është munduar që ta veçojë këtë vizitë të Osmanit duke thënë se është një ” tjetër nivel i diplomacisë” meqë është pritur me flamur të Kosovës e se tashmë institucionet e BE’s shtetit po i referohen si Republikë.

Megjithatë vendosja e flamurit të Kosovës dhe referimi me termin Republikë është një praktikë që Parlamenti Evropian e ka kaherë.

Me një kërkim të thjeshtë, shihet që të gjithë zyrtarët e Republikës së Kosovës të cilët e kanë vizituar institucionin e Parlamentit Evropian janë pritur në mënyrë të njejtë, me flamur të Kosovës dhe me termin Republika e Kosovës në njoftime. Duke filluar nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Hashim Thaçi në cilësinë e presidentit ishte takuar në vitin 2016 me kreun e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, me flamur të Kosovës dhe “Republic of Kosovo”

Po ashtu në vitin 2016 kur Kadri Veseli kishte vizituar Parlamentin Evropian dhe kishte takuar atëbotë kreun e këtij institucioni, Martin Schulz, ishte pritur me flamurin e Kosovës brenda institucionit dhe gjithashtu Kosovës i ishte bashkëngjitur termi Republikë.

Në shtatorin e vitit të kaluar me kreun e Parlamentit Evropian, David Sassoli, ishte takuar edhe kryeministri tashmë në detyrë, Avdullah Hoti. Njëjtë sikurse Thaçi e Veseli edhe Hoti ishte pritur me flamurin e Kosovës dhe me mbishkrimin Republika e Kosovës./GazetaExpress/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara