Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Gjakovari rrah të fejuaren për një arsye të çuditshme

Një rast jo fort i zakontë i dhunës në familje është denoncuar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës, nga një kosovare  e cila jeton në Itali, raporton Gazeta Sinjali. 

Sinjali mëson se 30-vjeçarja e ka njoftuar Policinë e Kosovës se në kohën sa ka qenë për pushime në Kosovë e ka rrahur i fejuari i saj, në fshatin Dobrosh të Gjakovës, duke i shkaktuar lëndime trupore.  

Dhunën që përjetoi ajo vendosi ta raportojë posa u kthye në Itali, me ç’rast u kuptua se deri te konflikti erdhi pasi viktima s’ka arritur ende t’ia rregullojë dokumentet të fejuarit. 

Posa Policia ka marrë informacionin, ka ftuar për intervistim të dyshuarin, ndaj të cilit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për dhunë në familje.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara