Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Gjendet i vdekur një punëtor në “Parkun Inovativ” në Prizren

Është gjetur i vdekur një 55-vjeçar, punëtor në “Parkun Inovativ”, në Prizren.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se të dhënat fillestare tregojnë se i ndjeri ka qenë punëtor në atë park.

“Njësitet relevante policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer të gjitha procedurat hetimore, përfshirë ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët”, tha ai.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të saktë të vdekjes.

Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara