Gjendja në pikat e kalimeve kufitare, pritjet më të gjata në Merdare

Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit tonë vazhdon edhe sot të jetë i ngarkuar.

Sipas gjendjes së orës 15:16, pritjet më të gjata vazhdojnë në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në 2 orë, me kolona të automjeteve një kilometër, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta dhe nuk ka kolona.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 500 metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve një orë, teksa në hyrje ka kolonë të automjeteve deri në 100 metra dhe pritjet janë 20 minuta.

Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 400 metra e gjatë dhe pritjet janë 40 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë 5 minuta dhe nuk ka kolona të automjeteve, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Kolona deri në 50 metra ka edhe në Kullë në kufirin me Malin e Zi, kur pritjet shkojnë deri në gjysmë ore, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare kolona e automjeteve është 40 metra dhe pritjet shkojnë deri në 10 minuta.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara