Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Gjeneral (R.) Gëzim Hazrolli në “Debat Plus”: Pse LDK-ja u pa si adresa e duhur për vazhdimin e shërbimit ndaj Kosovës

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, të ftuar ishin tre gjeneralë të njohur  – Gëzim Hazrolli, Fadil Hadergjonaj dhe Anton Quni – të cilët janë kandidatë për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet parlamentare.

Gjenerali Hazrolli, i cili është pensionuar këtë vit, ka bërë të ditur se vendimi për t’iu bashkuar LDK-së ka qenë krejtësisht personal. Ai theksoi se, pas vlerësimit të situatës politike dhe institucionale në vend, ka ardhur në përfundim se kontributin e tij për Kosovën mund ta vazhdojë më së miri përmes kësaj force politike.

I pyetur nga gazetari Ermal Panduri nëse ka pasur oferta edhe nga parti të tjera politike, Hazrolli konfirmoi se ka marrë ftesa nga pothuajse të gjitha partitë, por vendimi i tij ka qenë i qartë. Sipas tij, që në hapat e parë të edukimit ushtarak, oficerët mësohen se gjatë gjithë jetës duhet të jenë në shërbim të atdheut.

Ai shtoi se Kosova nuk e ka luksin që investimin e bërë ndër vite në kuadro profesionale ta lërë mënjanë pas pensionimit. “Kam vlerësuar se në LDK, me udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, ekziston një ambient i përshtatshëm ku mund ta jap kontributin tim në mënyrë serioze dhe institucionale,” u shpreh Hazrolli.

Kjo është hera e parë që Gjenerali Gëzim Hazrolli garon në një proces zgjedhor, ndërsa kandidatura e tij po shoqërohet me mbështetje të konsiderueshme në pjesë të ndryshme të Kosovës. Në këto zgjedhje, ai garon me numrin 35 në listën e LDK-së, ndërsa vetë partia mban numrin 123 në fletëvotim.

Numri 123 ka një domethënie të veçantë për Hazrollin, pasi është i njëjti numër që mbante Brigada të cilën ai e kishte udhëhequr gjatë luftës, duke e lidhur simbolikisht angazhimin e tij të dikurshëm në front me përkushtimin aktual në shërbim të shtetit përmes politikës.

Pjesëmarrja e tre gjeneralëve në këtë garë elektorale po shihet si një sinjal i përfshirjes së figurave me përvojë ushtarake dhe institucionale në jetën politike të vendit, me synimin që përvoja e tyre të kontribuojë në vendimmarrje dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara