Gjermania e siguron Kosovën me 400 ushtarë

Kuvendi i Gjermanisë ka miratuar të enjten vazhdimin njëvjeçar të angazhimeve të jashtme të Bundeswehrit në Kosovë dhe Liban.

Kështu, shteti gjerman vijon me kontributet e tij në misionet paqeruajtuese të NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.

Në Kosovë, Bundeswehri është pjesë e forcës së NATO-s, KFOR, që ka përsipër krijimin e një rendi publik të qëndrueshëm e paqësor.

Ky mision, i cili deri më tani është më i gjati jashtë vendit, ka qenë në Kosovë për afër tri dekada.

Personeli i tij mbetet me 400 ushtarë.

Ligjvënësit gjermanë gjithashtu i kanë dhënë dritën e gjelbër pjesëmarrjes së Gjermanisë në Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), aty ku një frigatë e flotës gjermane kryen shërbime patrullimi në Mesdheun Lindor për të parandaluar kontrabandimin e armëve drejt milicisë së përkrahur nga Irani, Hezbollah.

Ushtria gjermane mund të vendosë deri në 300 ushtarë për këtë mision, anipse tashpërtash janë rreth 100.

Ndërkaq, të mërkurën, ligjvënësit gjermanë kanë miratuar edhe vazhdimin njëvjeçar të forcave të artmatosura gjermane në misionin ushtarak në Bosnjë.

Pjesë e misionit të BE-së, EUFOR Althea, trupat gjermane mbikëqyrin zbatimin e Marrëveshjes së Paqes në Dejton, në saje të së cilës mori fund lufta në Bosnjë.

Sipas këtij vendimi, Bundeswehri do ta mbështesë këtë mision me 50 trupa. /Nacionale/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara