Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Gjest solidarizues: biznesi suharekas dhuron uniforma për zjarrfikësit

Zjarrfikësit e Suharekës janë furnizuar me uniforma të reja pune, falë një donacioni nga kompania vendore “DIMALI TEX”, pronar i së cilës është z. Besim Kuçi. Ky kontribut vjen si mbështetje e drejtpërdrejtë për ekipin e zjarrfikësve, të cilët çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve në situata emergjente, shpeshherë duke rrezikuar jetën.

Shefi i Njësisë së Zjarrfikësve në Suharekë, Vehbi Krasniqi, ka falënderuar publikisht kompaninë për këtë ndihmë të çmuar, duke theksuar se uniformat e reja rrisin sigurinë dhe komoditetin e stafit gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.

Ai u shpreh se donacione të tilla nga bizneset lokale jo vetëm që lehtësojnë punën e ekipit, por janë edhe shembull i solidaritetit dhe përkrahjes komunitare.

“DIMALI TEX” është një kompani e njohur tekstili në Suharekë, dhe ky donacion konsiderohet si një gjest i rëndësishëm që tregon përgjegjësinë shoqërore të biznesit lokal.

Zjarrfikësit e Suharekës shprehën mirënjohjen e tyre për këtë mbështetje, ndërsa theksuan se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë qytetarëve me profesionalizëm dhe gatishmëri të plotë.


Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara