Gjithë lojtarët e Superligës kushtojnë mbi 25 milionë euro, renditja e klubeve më të vlefshme

Faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve në botë ‘Transfermarkt’ ka përditësuar edhe vlerat në futbollin kosovar.

Kësisoj ka shumë ndryshime sa i përket renditjes së top 15-të futbollistëve më të shtrenjtë në Albi Mall Superligë.

Por ndryshime ka edhe në renditjen e skuadrave më të shtrenjta në Kosovë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka rritje dhe tani është skuadra më e vlefshme në vendin tonë me një vlerë të përgjithshme prej 5,15 milionë euro.

Kjo është vlera e gjithë skuadrës therandase prej 29 futbollistëve që janë pjesë e ekipit të parë.

Në pozitën e dytë mbetet nën kampioni kosovar Drita, ku ka 24 futbollistë në ekipin e parë dhe vlera e tyre totale është 4,23 milionë euro.

Llapi ka 26 futbollistë në ekipin e parë sipas ‘Transfermarkt’ dhe vlera totale e tyre është 3,45 milionë euro duke zënë vendin e tretë si klubi më i shtrenjtë në elitë.

Ndërkohë Prishtina mbetet në vendin e katërt me një vlerë totale prej 3,15 milionë euro, apo dy milionë më pak se Ballkani.

Në dy pozitat e fundit mbeten Ferizaj dhe Trepça ’89 me vlerë më pak se dy milionë euro.

Në total gjithë skuadrat nga elita e futbollit kosovar kanë një vlerë prej 25,35 milionë eurove dhe janë 290 futbollistë pjesë e ekipeve të para. /Telegrafi/
Në total gjithë skuadrat nga elita e futbollit kosovar kanë një vlerë prej 25,35 milionë eurove dhe janë 290 futbollistë pjesë e ekipeve të para. /Telegrafi/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara