Gjuajtje me armë zjarri në Prizren, plagoset një 29 vjeçar – i dyshuari paraqitet në polici

Një 29 vjeçar  është plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në rrugën  në Prizren.

Rasti ka ndodhur orës 18:00. Viktima ka pësuar plagë në këmbën e majtë dhe sipas mjekut gjendja e tij është stabile.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për gazetën online Reporteri.net se i dyshuari është paraqitur në stacionin policor  dhe se po zhvillohen procedurat e mëtutjeshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

“Policia më datë 30.08.2025, rreth orës 18:00, ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ismet Jashari”, në Prizren.

Rreth orës 18:12, nga Emergjenca e Spitalit është njoftuar se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e plagosjes nga arma e zjarrit. Viktima, Z.B., mashkull 29 vjeç, ka pësuar plagë në këmbën e majtë dhe sipas mjekut gjendja e tij është stabile.

I dyshuari, V.S., mashkull 24 vjeç, me ftesë të Policisë është paraqitur në Stacionin Policor rreth orës 19:20.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Lidhur me rastin, procedurat e mëtejshme po zhvillohen në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Bytyqi për Reporteri.net.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara