Këta janë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Ballkani-Astana

Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, të enjten më 26 tetor me fillim nga ora 20:45 do ta luajë ndeshjen e tretë në kuadër të grupit C në UEFA Conference League.

Në “Fadil Vokrri”, ekipi i Ilir Dajas do ta ketë Astanan.

Tashmë janë bërë të ditur edhe gjyqtarët që do të dnajnë drejtësinë në këtë takim.

UEFA njoftoi se gjyqtarët do të jenë nga Greqia.

Referi kryesor do të jetë Vassilis Fotias, me asistentët e tij Andreas Meintanas dhe Konstantinos Psárris.

Ndërkaq gjyqtar i katërt i ndeshjes do të jetë, Ioannis Papadopoulos.

E në dhomën e VAR-it do të jenë: Stefanos Koymparakis dhe Evangelos Manouchos.

Ekipi nga Suhareka sivjet në UECL ka një fitore dhe një humbje.

Kampioni i Kosovës është mposhtur nga Viktoria Plzen me rezultat 1:0 në “Doosan Arena” dhe ka fituar në “Fadil Vokrri” ndaj gjigandit kroat, Dinamo Zagreb, me rezultat 2:0.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara