Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Golden Eagle Ylli feston 50-vjetorin, i dhuron kryetarit Muharremaj fanellën me numrin simbolik “50”


Klubi Basketbollistik Golden Eagle Ylli, që këtë vit shënon 50-vjetorin e themelimit, ka zhvilluar sot një vizitë tek kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Për nder të këtij jubileu të rëndësishëm, përfaqësuesit e klubit i dhuruan kryetarit një fanellë të personalizuar, me numrin 50 – simbolikë e viteve të ekzistencës së klubit – si dhe me mbishkrimin “Bali Muharremaj”.

Gjatë takimit u theksua tradita shumëvjeçare e klubit dhe roli që Golden Eagle Ylli ka luajtur në zhvillimin e sportit në Suharekë, duke e bërë qytetin një ndër qendrat më të rëndësishme të basketbollit në vend.

Kryetari Muharremaj u shpreh mirënjohës për dhuratën dhe vlerësoi kontributin e klubit:

“⭐️ jonë shëndrit tash e 50 vite. GoldenEagle ‘Ylli’ është emocioni dhe frymëzimi i secilit prej nesh. Qyteti i Kampionëve do të marshoj sërish me trofe.”

Golden Eagle Ylli hyn në vitin jubilar si një prej klubeve më të suksesshme dhe të dashura për qytetarët e Suharekës, ndërsa për këtë sezonë ka synime të larta sportive.


Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara