Grabitet shtëpia luksoze e Morena Tarakut, zbulohet shifra marramendëse e parave që i vodhën hajdutë

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.

Një ditë më parë Morena zbuloi se teksa ndodhej në Kosovë, shtëpia e saj në Turqi ishte grabitur, ku përveç se një shume të konsiderueshme parash, janë grabitur edhe shumë bizhuteri me vlerë të lartë monetare, gjë të cilën Morena e ka treguar edhe me foto në Instastory, ku ka shkruar: “Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë Sinpas

Ditën e sotme kanë dalë detaje të reja, ku mediat turke janë shprehur se autorët janë larguar nga banesa e saj me shuma marramendëse, ku bëhet fjalë për plot 340 mijë euro, nga to 15 mijë dollarë cash dhe të tjerat ora, stoli të ndryshme, gjerdan e byzylykë.

Mediat turke shkruajnë: “Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi kanë hyrë në shtëpi kanë shkuar në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht e thyen derën dhe hynë. I kanë marrë xhevahiret nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë. Ishin më shumë se 15 mijë dollarë (13 mijë euro), ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 300 mijë euro…”/tar

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara