Grabiti pikturat origjinale të Pikasos dhe i shiti për 150 euro, 37-vjeçari nga Kosova e pëson keq në Zvicër

Katër vjet e gjysmë burgim.

Kaq është dënuar një 37-vjeçar me shtetësi të dyfishtë kosovare dhe serbe.

Ai në vitin 2020 kishte vjedhur piktura të Pablo Picassos në Zvicër.

Rasti kishte ndodhur në shtëpinë e një pensionisti 80-vjeçar në Weinfeld TG.

Shuma totale e gjërave të vjedhur kapte vlerën e 75 mijë frangave zvicerane apo (77 mijë eurosh), në mesin e tyre ishin edhe dy piktura të Picassos, që në treg kapnin vlerën e 50 mijë frangave apo mbi (51 mijë eurosh), shkruajnë mediat zvicerane.

Burri nga Kosova u kap nga policia në vitin 2021, për një vjedhje tjetër që kishte bërë.

Ai ka deklaruar se i kishte shitur pikturat me një çmim prej 150 eurosh.

“Ishin false, i kam shitur në treg për 150 euro”, deklaroi ai para gjykatës.

Tutje ai deklaroi se nuk kishte dashur që ta lëndonte të moshuarin.

37-vjeçari tregoi se shumën e parave të vjedhura e kishte humbur duke luajtur poker.

Avokat ka kërkuar lirim me kusht të klientit të tij.

Por, gjykata ka vendosur ndryshe duke e dënuar me katër vjet e gjysmë burrin nga Kosova.

Po ashtu ai u dëbua nga Zvicra për 10 vjet.

Ai duhet të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit dhe një dëmshpërblim prej 25 mijë e 680 frangash për gjërat e vjedhura.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara